VIDEO/ Roma triumfon pa Kumbullën, Sassuolo mposht Napolin e Hysajt

schedule19:59 - 1 Nëntor, 2020

schedule 19:59 - 1 Nëntor, 2020

Roma kthye te fitorja sonte, duke mundur pastër me shifrat 2-0 Fiorentinën. Skuadra e Fonsecës ushtroi mjaft presion ndaj kundërshtarit në pjesën e parë dhe u shpërblye shpejt me gol, duke gjetur avantazhin me Spinazzola në minutën e 12-të. Fraksioni i parë  u mbyll me presionin e vendasve, por goli i dytë nuk erdhi.

Në të dytën loja qe më e balancuar dhe Fiorentina e mori disi veten, por pa rrezikuar kurrë seriozisht katërkëndëshin e Mirante (goditi vetëm një herë portën). Në minutën e 70-të Pedro mbylli llogaritë e ndeshjes dhe i dha fitoren skuadrës kryeqytetase pas dy barazimeve ndaj Milanit dhe CSKA Sofies.

Golat e ROMA-FIORENTINA

Kumbulla nuk e nisi titullar sonte, por u aktivizua vetëm në minutën e 90-të. Në krahun e tij Fonseca sot preferoi Ibanez. Hysaj nuk arriti të dalë i fituar ndaj surprizës së këtij fillimsezoni, Sassuolos. Skuadra e De Zerbit nuk e pati aspak frikë kundërshtarin dhe luajti e lirshme e në fund u shpërblye me fitore.

Penalltia e shndërruar në gol nga ish-milanisti Locatelli në minutën e 59-të dhe goli i Maxime Lopez në fund vulosën humbjen 0-2 të Napolit. Asnjëra nga 21 goditjet e Hysajt me shokë drejt portës nuk përfundoi në rrjetë dhe skuadra e Gattusos del pa pikë në këtë ndeshje. 70 minuta si titullar dhe paraqitje mesatare për kapitenin e kombëtares, që vazhdon të luajë në të majtë.

Golat dhe rastet e NAPOLI-SASSUOLO

Me këtë triumf, Sassuolo (14) renditet e dyta me vetëm dy pikë më pak se Milani (16) kryesues. Napoli mban vendin e gjashtë me 11 pikë pas gjashtë ndeshjesh. Po aq ka edhe Roma, e cila është e shtata, me golavarazh më negativ se të kalterit. /abcnews.al

Serie A, Java 6
Napoli-Sassuolo 0-2
Shënues: Locatelli 59’ (p), Lopez 90+5’

Roma-Fiorentina 2-0
Shënues: Spinazzola 12’, Pedro 70’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!