Roma ka bërë ditën e sotme ndoshta ndeshjen më të mirë të këtij sezoni. Ekipi i Mourinhos ka mposhtur në transfertë Atalantën e Gasperinit me rezultatin e thellë 1-4.
Ndeshja e cila u luajt në Bergamo, në kuadër të javës së 18 të Serie A rezervoi humbjen e para për vendasit 6 fitoreve radhazi.
Miqtë e zhbllokuan rezultatin që në minutën e parë me sulmuesin anglez, Abraham dhe më pas dyfishoi Zaniolo në minutën e 27.
Atalanta do ta rihapte ndeshjen në fundin e pjesës së parë pasi Luis Muriel ngushton rezultatin në minutën e 45+1.
Vendasit ishin shumë pranë barazimit me Zapata, por goli i shënuar në minutën e 68 anulohet nga VAR. Vetëm 4 minuta më vonë, Roma do të shënonte edhe golin e tretë më Smalling, i cili i jep siguri dhe qetësi ekipit të tij.
Në minutën e 82, Abraham do të shënonte edhe golin e 4 për Romën dhe të dytin personal në këtë ndeshje për të vendosur gjithçka.
Pas kësaj ndeshjeje, Atalanta pozicionohet në vendin e 3 me 37 pikë, ndërsa Roma në vendin e 5 me 31 pikë. r.t/abcnews.al