Roma ka arritur të fitojë në transfertë ndaj Frosinone me shifrat 0-3.
Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-1, ku autori i golit ishte Huijsen në minutën e 38’.
Në pjesën e dytë, ishte përsëri Roma që ndëshkon Frosinone, ku Azmoun ishte autori i golit të dytë në minutën e 71’. Goli i tretë erdhi nga Paredes në minutën e 81’ falë një goditje nga pika e bardhë.
Me këtë fitore, Roma renditet tashmë në vendin e gjashtë me 41 pikë./h.ll/abcnews.al