Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Roma ndalet në shtëpi nga Salernitana, vetëm një pikë për kryeqytetasit

schedule20:35 - 22 Maj, 2023

schedule 20:35 - 22 Maj, 2023

Roma ka marrë vetëm një barazim në shtëpi kundër Salernitanës me rezultatin 2-2.

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë në minutën e 12-të falë një goli të mrekullueshëm nga Antonio Candreva. Në fund të pjesës së parë, Ibanez barazoi rezultatin, por u anulua nga VAR për prekje me dorë të topit.

Në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 47-të, ishte El Shaaraëy i cili barazoi shifrat për kryeqytetasit. Fesëta zgjati vetëm 7-të minuta, pasi në të 54-tën ishte Dia i cili kaloi në epërsi Salernitanën.

Ndeshja u bë tepër intensive dhe Roma reagoi përsëri, pasi në minutën e 83-të, Nemanja Matic barazoi rezultatin në 2-2.

Roma ka dështuar në Olimpico të marrë tre pikët dhe kështu rrezikon të kualifikohet në turnet evropiane për sezonin e ardhshëm, pasi aktualisht ndodhet jashtë saj, në vendin e shtatë me 60 pikë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!