Roma fiton dhe vazhdo të qëndrojë në grupin e skuadrave të para e të synojë kualifikimin në Champions League. Kryeqytetasit fituan me skuadrën e Genoas.
Goli i Mancinit në minutën e 24-t i mjaftoi skuadrës së Fonseca për të marrë tre pikë jetike për arritjen e objektivave. Me këtë triumf skuadra verdhekuqe renditet në vendin e katërt, me 50 pikë.
Roma ka një pikë më shumë se Atalanta e Gjimshitit, por bergamaskët kanë 1 ndeshje më shumë për të luajtur. I pa disponueshëm sot ishte Kumbulla, që e pa ndeshjen nga larg për shkak se kishte plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. /abcnews.al