VIDEO/ Roma fiton me vuajtje ndaj Veronas dhe bëhet “gati” për austriakët e Salzburg

schedule22:45 - 19 Shkurt, 2023

schedule 22:45 - 19 Shkurt, 2023

Ka përfunduar ndeshja e mbrëmjes së sotme, në Serie A, me “kryeqytetasit” e Romës, që kanë arritur të triumfojnë në “Stadio Olimpico”, me rezultatin minimal 1 me 0, ndaj Veronas.

Për “verdhekuqtë” e Jose Mourinhos mjaftoi vetëm 1 gol në pjesën e parë i shënuar nga norvegjezi Ola Solbakken, në minutën e 45’-të, për të “hipotekuar” kështu një fitore shumë të vyer në Serie A.

Me këtë triumf Roma arriti në kuotën e 44 pikëve dhe pozicionohet në vendin e 3-të pas Interit, por tashmë fokusi i teknikut portugez është UEFA Europa League, me “verdhekuqtë” që presin në Itali, austriakët e Salzburg, të enjten mbrëma. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: