Luhet Roma-Inter për javën e 17 të Serie A dhe vendasit e kanë nisur ndeshjen shumë mirë duke gjetur golin e avantazhit në minutën e 17.
Interi humbi topin në një sulm dhe Roma u nis menjëherë, duke shfrytëzuar në maksimum hapësirat e lëna dhe bërë disa pasime të shpejta.
Në fund sfera përfundoi në këmbët e Pellegrini në hyrje të zonës. Italiani gjeti hapësirë, goditi rrafsh me tokën dhe la “stakuar” Handanovic. /abcnews.al