Torino është duke u ndeshur në shtëpi me Romën, ku rezultati i pjesës së parë është mbyllur me shifrat 0-1.
Golin e shënoi Paulo Dybala në minutën e tetë me anë të nëj 11-metërshi. Schuurs preku topin me dorë brenda zonës dhe kështu gjyqtari kryesor akordoi penallti dhe argjentinasi nuk mund të gabonte përpara portës.
Nëse Roma vazhdon të ruajë fitoren, verdhekuqtë do të renditen në vendin e tretë me 53-pikë, duke lënë pas Milanin dhe Interin. Zikaltërit me këtë rezultat aktual të Romës, do të shkonin në vendin e pestë, në zonën e Europa League./ h.ll/abcnews.al