VIDEO/ Roma e Granada nuk falin, triumfojnë edhe Arsenali e Tottenhami

schedule22:53 - 11 Mars, 2021

schedule 22:53 - 11 Mars, 2021

Asnjë surprizë në ndeshjet e mbrëmjes në Europa League, madje ekipet që kalojnë në çerekfinale janë thuajse të përcaktuara. Roma ka likuiduar ukrainasit e Shakhtar Donetsk me rezultatin 3-0. Pellegrini, El Shaarawy dhe Mancini ishin ata që vendosën fatet e këtij dueli, ndërkohë që në fushë ishte edhe Kumbulla i ndëshkuar me karton të verdhë.

Anglezët e Tottenham kaluan lehtësisht Dinamo Zagreb, me Harry Kane që realizoi dy golat në triumfin 2-0 të skuadrës së drejtuar nga Jose Mourinho. Fitore edhe për Arsenalin, me rezultatin 1-3, kundër Olympicos.

Odeggard e hapi takimin me një supergol, kurse më pas Ceballos u dhuroi një gol grekëve. Gjithsesi Arsenali reagoi dhe Gabriel riktheu epërsinë dhe më pas dha edhe asist për Elnemy, i cili realizoi golin e tretë për “Topçinjtë”.

Spanjollët e Granada po shkruajnë historinë, pasi për herë të parë mund të shkojnë në fazën çerekfinale që në debutimin e tyre në Europë. Ata mposhtën sonte norvegjezët e Molde me rezultatin e pastër 2-0, me gola të Molina dhe Soldado. /abcnews.al

EUROPA LEAGUE  – E enjte, më 11 mars, ora 21:00
Roma-Shakhtar Donetsk 3-0
Shënues:
Pellegrini 23’, El Shaarawy 73’, Mancini 77’
Granada-Molde 2-0
Shënues:
Molina 26’, Soldado 76’
Olympiacos-Arsenal 1-3
Shënues:
El Arabi 58’ / Odegaard 34’, Gabriel 79’, Elnemy 85’
Tottenham-Dinamo Zagreb 2-0
Shënues:
Kane 25’, 70’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!