Vjen goli i tretë në Durrës dhe është sërish Granada që shënon. Ekipi spanjoll ka ndëshkuar përsëri Teutën në minutën e 31-të, duke dërguar rezultatin në 0-3.
Yangel Herrera është autori i golit. 22-vjeçari nga Venezuela mori një asist nga Kenedy, gjuajti saktë nga një pozicion qëndror nga jashtë zonës vendase dhe dërgoi topin në rrjetë.
Më parë kishin shënuar Roberto Soldado dhe Kenedy për ekipin e La Ligës spanjolle, që po luan në “Niko Dovana” ndeshjen e parë evropiane në historinë e vet. /abcnews.al