Rita Ora është padyshim një ndër këngëtaret më të dashura me famë botërore. Autorja e hitit “Anywhere” është komentuar së fundmi për lidhjen e re të dashurisë me Romain Gavras. Dyshja është fotografuar nën shoqërinë e njëri-tjetrit, madje i kaluan pushimet e verës në Ibiza dhe në Korfuz.
Përpos kësaj, ylli shqiptar merr gjithmonë vëmendje dhe me pozat mjaft provokative që ndan në rrjete sociale. Së fundmi, Rita ka “çmendur” ndjekësit me disa video që ka postuar në Instastory. Ndërsa shfaqet duke kënduar në makinë, ajo që tërheq vëmendjen është pamja e këngëtares.
Krijuesja e hitit “How To Be Lonely” ka treguar më shumë se ç’duhet teksa shfaqet e veshur me një këmishë të bardhë dhe pa reçipeta. Ndër të tjera, Rita dëgjohet duke kënduar dhe Little Mix, duke shprehur kështu adhurimin që ka për grupin.
“ Unë i dua këto vajza. Ata gjithmonë më japin atë që dua dhe diçka më shumë ” , shkroi këngëtarja 29-vjeçare krahas videos. xh.d/abcnews.al
https://streamable.com/wy2jiy