E konsideruan “dështim” te Roma, por Patrick Schick po i bën të gjithë të kuptojnë aftësitë e tij me fanellën e Leipzig. Sulmuesi çek po bën ndeshje të shkëlqyera me skuadrën gjermane, e cila duket se do të luftojë deri në fund për titullin kampion në Bundesliga.
Schick e nisi titullar takimin kundër Werder Bremen dhe në 45 minutat e para, ishte protagonist absolut. Sulmuesi asistoi në golin e parë, i cili u shënua nga mbrojtësi Kloosterman.
Pak minuta më vonë, sulmuesi mendon për të shënuar vetë. Pas një krosimi nga këndi i Olmo, Schick kërcen më lart se të gjithë dhe shënon bukur me kokë, duke çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin e pastër 2-0. I rilindur!/abcnews.al