Krzysztof Piatek i ka bërë mirë ndërprerja e futbollit dhe është rikthyer të shënojë gola. Hertha Berlin po luan në shtëpi përballë Eintracht Frankfurt dhe sulmuesi polak ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 24-t.
Veprim i bukur në zonë, driblim i disa mbrojtësve kundërshtarë dhe goditje e saktë drejt portës. Topi në rrjetë dhe Hertha Berlin në avantazh.
Kryeqytetasit janë ndër ekipet më në formë pas rifillimit të Bundesligës. Goli i katërt në kampionatin gjerman për Piatek, i cili është rikthyer në formën e tij më të mirë. /abcnews.al