Inter ka zhgënjyer në “Giussepe Meazza”, teksa në përballjen e javës së 28-të të Kampionatit italian të futbollit, Serie A është mundur nga “violët” e Fiorentinas, me rezultatin minimal 0 me 1.
Goli i vetëm i sfidës ka ardhur në pjesën e dytë ku pas shumë ofensivash sulmuese të “zikaltërve”, ish-“dirigjenti” i mesfushës së Milan ka shënuar një gol “aksidental”, në minutën e 53’-të të sfidës, duke lënë pa pikë “zikaltërit” e drejtuar nga italiani Simone Inzaghi.
Me këtë fitore “violët” ngjiten në vendin e 8-të në renditje dhe numërojnë plotë 40 pikë në llogarinë e tyre vetëm 1 më pak se Juventus i vendit të 7-të që do të përballet mbrëmjen e sotme me Veronan. Përsa i përket Interit, “zikalërit” mbeten në vendin e 3-të me me 50. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: