Rekordet janë bërë për t’u thyer, si ato pozitive dhe ato negative. Atletico Madrid nuk fitonte jashtë fushe prej 25 shtatorit, ditë kur fituan 0-2 në Mallorca. Ekipi i Simeones u rikthye te suksesi jashtë dhe mposhti 1-2 Betis.
Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë, teksa e para prodhoi pak emocione. Ndeshja u zhbllokua nga Angel Correa. Argjentinasi sapo ishte futur në fushë dhe i mjaftuan pak sekonda për të gjetur golin.
Toh va, m’ha ascoltato e giustamente chiude la partita saltando l’uomo nell’1 contro 1 e servendo l’assist (l’ennesimo) per il gol di tacco di Morata che chiude la partita. Correa > #SusoOut pic.twitter.com/XRKGelZXak
— rickembecker (@rickembecker) December 22, 2019
24-vjeçari përfitoi nga një gafë e mbrojtjes vendase në minutën e 58-të, dribloi portierin dhe kaloi Atleticon në avantazh. Dyfishimi erdhi 6 minuta përpara fundit, teksa Alvaro Morata shënoi një gol shumë të bukur me finte.
I pavlerë goli i Marc Bartra për vendasit në minutat shtesë. Kjo fitore e ngjit ekipin “Colchoneros” në vend të katërt me 32 pikë, shtatë më pak se Barcelona kryesuese. /abcnews.al
#ATM vs #Betis Ángel Correa hace el primero tras un error de la defensiva del Betis. pic.twitter.com/ZpDhNpjcht
— Tirititito (@Tirititito2) December 22, 2019