VIDEO/ Rikthehet Lu-La, “demi” shkatërron Lazio-n për një vend në Champions League

schedule14:23 - 30 Prill, 2023

schedule 14:23 - 30 Prill, 2023

Përballja mes Inter e Lazio, e cila nisi në orën 12:30, në mitikun “Giuseppe Meazza” të Milanos rezultoi të ishte spektakolare me “zikaltërit” që nuk zhgënjyen tifozët në “shtëpinë” e tyre, duke fituar me rezultatin e thellë 3 me 1 në “betejën” e ashpër për një vend në zonën Champions.

Megjithëse djemtë e Inzaghit fituan “dhunshëm” ndaj “shqiponjave”, goli i parë erdhi nga miqtë, ku pas një gafe të ish-mbrojtësit të “shqiponjave”, i cili tashmë luan për Inter, Federico Acerbi topi mbetet në këmbët e Ciro Immobile, me këtë të fundit që pason drejt Felipe Anderson dhe braziliani nuk gabon duke e çuar topin në rrjetë në minutën e 30’-të të sfidës.

Me përfundimin e pjesës së parë me rezultatin 0 me 1, “zikaltërit” nisën menjëherë aksionet ofensive, por që nuk do të shpërbleheshin deri në minutën e 78’-të të sfidës, ku pas një asisti të mrekullueshëm të Romelu Lukaku, Lautaro Martinez çon topin në rrjetën e Provedel. Vetëm 5 minuta më vonë, Lukaku do të çojë sërish një top fantastik në zonën “celeste” aty ku kësaj radhe ndodhet Robin Gosens, me gjermanin që mposht portierin Provedel me një goditje fluturimthi. Ndërkaq vetëm 4 minuta pas golit të 2-të vjen dhe i 3-ti ku kësaj radhe protagonist absolut ishte Lautaro Martinez, i cili plotësoi dopietën e tij në fundin e lojës.

Me këtë rezultat, Inter “parakalon”, Roma-n e Milan-in dhe ndodhet tashmë në vendin e 4-rt në renditjen e Serie A ose e thënë më ndryshe në zonën Champions, teksa ka grumbulluar 57 pikë, po aq sa Roma e Milan. Ndërsa, Lazio mbetet në vendin e 2-të në kampionat, por me vetëm 4 më shumë se 3 rivalët e tjerë dhe vetëm 2 më shumë se Juventus i vendit të 3-të që mund të përmbysë gjithçka mbrëmjen e sotme. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Felipe Anderson, 0-1:

Goli i Lautaro Martinez, 1-1:

Goli i Robin Gosens, 2-1:

Goli i Lautaro Martinez, 3-1: