Tirana ka arritur të zgjohet e të shënojë ndaj Kastriotit në nisje të pjesës së parë, duke barazuar shifrat e ndeshjes, që po luhet në Kamzë.
Bardheblutë ishin vazhdimisht kërkues dhe pak sekonda para golit Ngoo u ndal mrekullisht nga Edmir Sali. Në këndoren pas këtij rasti erdhi goli.
Taulant Seferi fitoi duelin me të gjithë dhe devijoi në rrjetë krosimin e dhënë nga Marsel Ismajlgeci nga këndorja. /abcnews.al