Këngëtarja dhe biznesmenja Rezarta Shkurta ka rrezikuar jo vetëm jetën por edhe patentën me veprimin më të fundit që ka bërë.
Ajo ka ecur me shpejtësi 180 km në orë në autostradë, shpejtësi kjo tejet normave të lejuara dhe e ka postuar në Instagram.
Ndërkohë në sfond, dëgjohet që Rezarta po argëtohet në ritmet e muzikës. Mesa duke këngëtarja nuk ka menduar se asnjë autostradë në Shqipëri nuk mund të përshkohet me atë lloj shpejtësie.
Kujtojmë që më herë iu hoq patenta Shkëlzen Berishës dhe Ermal Mamaqit për shkak se po lëviznin me makinat e tyre me shpejtësi përtej normave të lejuara në Tiranë./abcnews.al