VIDEO/ Rey Manaj nuk ka të ndalur në Turqi, sulmuesi shqiptar realizon një tjetër “perlë”

schedule12:37 - 26 Shkurt, 2024

schedule 12:37 - 26 Shkurt, 2024

Rey Manaj vazhdon me formën e tij fantastike në Turqi, ku ka realizuar një tjetër gol magjik me fanellën e Sivasspor.

Sulmuesi shqiptar është duke kaluar një formë të jashtëzaakonshme dhe ka qenë ndër lojtarët kryesorë në fitoren e skuadrës së tij me rezultatin 4-1.

Manaj ka realizuar golin e 14-të në kampionat, dhe sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 69’ të sfidës. Sulmuesi kuqezi mori një top të bukur dhe depërtoi në portën kundërshtare me një driblim magjik. Përveç 14 golave në ligën turke, sulmuesi lushnjar ka realizuar edhe katër të tjerë në Kupën e Turqisë./h.ll/abcnews.al