VIDEO/ Restoranti i Messit ofron “Topin e Artë” në pjatë

schedule15:22 - 23 Maj, 2023

schedule 15:22 - 23 Maj, 2023

Lionel Messi është bërë një tjetër sportist që zotëron një restorant, duke iu bashkuar listës që përfshin, ndër të tjerë, Cristiano Ronaldon djhe Rafa Nadal.

Restoranti i yllit argjentinas ndodhet në hotelin “Mim” në Andorra dhe shefi i kuzhinës është Nadu Jubani. Restoranti ndodhet në katin e parë të hotelit dhe ofron pjata si ajo e ashtuquajtura “Pulga” dhe ushqime tradicionale të Argjentinës.

Gjithashtu, në menu mund të gjendet edhe “Topi i Artë”, i cili do të shijohet duke paguar vetëm 24 euro. Është një imitim vizualisht i trofeut që Messi e ka fituar shtatë herë, një ëmbëlsirë e shijshme e veshur me çokollatë./ h.ll/abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hincha (@hincha_mim)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hincha (@hincha_mim)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!