Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Reshjet e dendura të shiut, bllokohet nënkalimi në Fushë-Mamurras, pjesë e autostradës Milot-Thumanë

schedule09:42 - 29 Korrik, 2025

schedule 09:42 - 29 Korrik, 2025

Mëngjesin e së martës, reshjet e shiut me intensitet të lartë, sollën bllokimin e nënkalimit në autostradën Milot- Thumanë, pranë Fushë Mamurrasit.

Mjetet e vogla kanë zgjedhur rrugë alternative në lëvizje, ndërsa me vështirësi, kanë lëvizur mjete të tjera.

Nënkalimi në Fushë Mamurras, prej kohësh mbetet problematik, nga reshjet, si rezultat i bllokimit të zgarave të kullimit të ujërave.



Punonjësit e Bashkisë së Kurbinit gjithnjë kanë bërë të mundur largimin e mbetjeve në zgarat e kullimit, për të çliruar ujërat pranë këtij nënkalimi.

Në zonën e Kurbinit ende vijojnë reshjet e shiut, me intensitet më të ulët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!