VIDEO/ Reperja shqiptare kujton të ëmën e ndjerë, ndan momentin e rrallë nga fëmijëria

schedule15:39 - 25 Janar, 2022

schedule 15:39 - 25 Janar, 2022

Melinda Ademi ka përkujtuar të ëmën e ndjerë në përvjetorin e lindjes. Reperja nga Kosova ka publikuar në rrjete sociale një video kur ka qenë shumë e vogël teksa nëna e saj e mbante në krahë. “Gëzuar ditëlindjen mami. Të dua dhe më mungon shumë. Pusho në paqe, engjëll”, ka shkruar reperja krahas videos.

Nëna e reperes u nda nga jeta në mars të vitit të kaluar. Ajo ndërroi jetë në moshën 50-vjeçare pas një beteje me kancerin e gjirit. Artistja e ka kujtuar çdo herë të ndjerën duke treguar se sa shumë ia ndjen mungesën. Ajo është shprehur se mamaja e saj ka qenë personi që e ka inkurajuar të vazhdojë të këndojë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!