Reshjet e shiut gjatë ditës së sotme kanë krijuar probleme në rrugën nacionale Skuraj-Burrel.
Mësohet se rënia e gurëve në këtë aks rrugor ka krijuar një situatë problematike përkatësisht në zonën e Shkopetit.
Si pasojë drejtuesit e automjeteve janë përballur me vështirësi në qarkullim.
/abcnews.al/