Është rënduar qarkullimi në rrugën e Shëngjinit.
Mësohet se nga qyteti deri në superstradë, është krijuar rreth 5 km trafik.
Policia rrugore po devijon qarkullimin në rrugë dytësore për të evituar trafikun dhe radhët e gjata të makinave.
Fluksi i lartë i automjeteve është krijuar për shkak të frekuentimit të plazhit të Shëngjinit nga qytetarë të ndryshëm gjatë fundjavave. /abcnews.al