VIDEO/ Rekord i ri pas 82 vitesh dhe kualifikim në çerekfinale, Italia e Mancinit nuk ndalet

schedule23:34 - 26 Qershor, 2021

schedule 23:34 - 26 Qershor, 2021

Fitore historike, një rekord i ri që vendoset pas 82 vitesh dhe Italia është në çerekfinale të EURO 2020 pas mposhti në shtesa Austrinë me rezultatin 2-1.  Federico Chiesa ishte ai që zhbllokoi ndeshjen, kurse goditjen finale e dha Pessina. Për Austrinë u kundërpërgjigj Kalajdzic.

 

31 ndeshje radhazi pa u mposhtur dhe Italia e Mancinit tashmë është në histori, pavarësisht se si shkon ecuria në EURO 2020. “Axurrët” tani presin të mësojnë rivalin në çerekfinale, pas duelit mes Portugalisë dhe Belgjikës.

KOHA E RREGULLT – Italia e nisi mirë, duke rrezikuar me Barella në fillim. Austria nga ana tjetër ishte e vendosur mirë dhe skuadra e Mancinit nuk e kishte të lehtë të çante në mbrojtjen e tyre.

Ndeshja mund të zgjidhej me ndonjë magji, sikurse tentoi në fundin e pjesës së parë Ciro Immobile. Sulmuesi i Lazios u ndal nga shtylla dhe pjesa e parë u mbyll 0-0.

Në të dytën Austria nisi të guxonte disi më tepër. Kapiteni David Alaba iu afrua golit me një goditje dënimi, por topi shkoi pak mbi traun e portës.

Më tej VAR ishte vendimtar. Fillimisht në minutën e 65-të, kur Alaba asistoi për Arnautovic dhe ky i fundit me kokë e ccoi topin në rrjetë. Austria në festë, që zgjati pak.

Sulmuesi i tyre ishte në pozicion jashtë loje dhe goli nuk ishte i vlefshëm. 10 minuta më pas Pessina ndërhyri në mënyrë të gabuar, por e shpëtoi pozicioni jashtë loje i kundërshtarit. Koha e rregullt përfundoi 0-0.

SHTESAT – Italia ia ka dalë të shënojë pas pesë minutash nga nisja e shtesave dhe ishte sulmuesi i Juventusi, Federico Chiesa, i cili nuk fali me një gjuajtje diagonal brenda zonës.

Festë e madhe në kampin italian, ndërkohë që Austria mori një goditje të madhe që u pasua edhe me një tjetër gol, këtë herë nga Pessina në minutën e fundit të shtesës së parë.

Donnarumma bëri një pritje të bukur në fillim të pjesës së dytë të shtesës, por nuk mundi dot të bënte të njëjtën gjë në minutën e 114-të kur Kalajdzi e çoi topin në rrjetë. Gjithsesi më pas nuk pati gola të tjerë dhe Italia kaloi në çerekfinale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!