VIDEO | “Regjistrojeni për në Hollywood”, shpërthen sulmuesi i Sporting

schedule09:34 - 22 Dhjetor, 2019

schedule 09:34 - 22 Dhjetor, 2019

Yannick Bolasie, sulmuesi 30-vjeçar i Sporting CP është tërbuar gjatë ndeshjes së Kupës së Portugalisë kundër Portimonense. Ai është ndëshkuar me karton të kuq, për shkak se arbitri mendoi se ai goditi me bërryl një prej lojtarëve kundërshtarë.

Bolasie, i cili ka provuar të luajë edhe në Premier League me skuadra si Crystal Palace dhe Everton, ka reaguar pas ndeshjes, duke publikuar edhe videon nga momenti ndëshkimit me karton të kuq (i verdhi i dytë për sulmuesin).

” Regjistrojeni për në Hollywood”, shkruan mes të tjerash Bolasie, i cili i gëzohet fitores së skuadrës së tij. “Jam thjesht i lumtur për fitoren e skuadrës. Shpirt i lartë gare dhe luftë e madhe nga djemtë. Tani në gjysmëfinale”, shton sulmuesi i Sporting, i cili në momentin që u ndëshkua me të kuq, e ka skuadrën e tij në disavantazh 2-1, por në fund u regjistrua rezultati përfundimtar 2-4. /abcnews.al