VIDEO/ Refugjatët shesin veshkat në tregun e zi për të gjetur “rrugën” drejt shpëtimit

schedule17:13 - 15 Shtator, 2020

schedule 17:13 - 15 Shtator, 2020

BBC ka arritur të intervistojë një trafikant organesh njerëzore nga Egjipti, i cili pretendon se kryen të paktën 20-30 transplante të veshkave në mënyrë të paligjshme çdo javë.

Veshkat që marrin janë nga refugjatët dhe emigrantët afrikanë të cilët i shesin organet pasi u duhen lekët për emigrimin drejt Evropës.

Trafikanti i intervistuar nga BBC tha për gazetarët se pothuajse gjysma e dhuruesve nuk u paguan pas operacionit, duke qëndruar me një veshkë dhe pa para.

Nga ana tjetër, qeveria egjiptiane pretendon se është vlerësuar nga e gjithë bota për luftë dhe goditjen e këtij krimi.

E megjithatë, trafiku i organeve mbetet një nga krimet më barbare që njeriu ka konsideruar ndonjëherë.

Në dokumentarin e BBC shohim se emigrantët afrikanë bien në tentakulat e këtij qarku, i cili shfrytëzon gjendjen dhe mjerimin e tyre.

Disa prej atyre që kanë pranuar të shesin një veshkë, kishin rënë dakord të shisnin organet e tyre, në atë shifër që u duhet për udhëtimin e tyre drejt vendeve të Evropës.

Por të hollat ishin vetëm premtime ndërsa viktimat e tjera të kësaj tregtie nuk pyeteshin fare.

Dokumentari përpiqet të gjurmojë rrugën për në klinikat dhe spitalet, ku kryhen këto transplantime të paligjshme dhe imorale …

“Isha në një dhomë pas operacionit. U zgjova duke ulëritur. Ne duhet të jemi të kujdesshëm”, ka deklaruar një emigrant i cili e ka gjetur veten, me një veshkë, pa e kuptuar.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!