VIDEO/ Realizohet për herë të parë në QSUT heqja e plotë e tumorit të kokës përmes syrit

schedule21:14 - 18 Shtator, 2023

schedule 21:14 - 18 Shtator, 2023

Për herë të parë, në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’, është realizuar ndërhyrja miniinvazive për heqjen e tumorit të kokës, me endoskop, që shmang hapjen klasike të përdorur deri tani, dhe nuk prek syrin, as lë shenjë nga pikëpamja estetike.

Lajmin e ka ndarë ministrja Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu përmes një video të publikuar në Facebook, ku tregohen momente nga ndërhyrja.

“Falë punës së shkëlqyer, mjaft delikate, të një ekipi multidisiplinar, ka përfunduar me sukses heqja e plotë e tumorit të kokës, përmes syrit.

Falenderime të pakursyera mjekëve, Prof. Artur Xhumarit, mjekut neurokirurg, Dr. Ermal Simaku, mjek okulist, Dr. Marjon Sako, mjek maksilo facial, Dr. Myfit Saraçit, mjek anestezist, dhe të gjithë ekipit për këtë punë të rrallë”, ka shkruar ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!