VIDEO/ Reali shpëton në shtesa, City-Liverpool bëjnë detyrën. Spektakël në Bergamo

schedule22:58 - 27 Tetor, 2020

schedule 22:58 - 27 Tetor, 2020

20 gola janë shënuar në gjashtë ndeshjet e mbrëmjes në Champions League. Liverpool dhe Manchester City kryen detyrën, duke marrë fitoret e dyta në grupet respektive. “The Reds” vuajtën vetëm në pjesën e parë, por në fund mposhtën në shtëpi 2-0 danezët e Midtjylland.

Golat dhe rastet e LIVERPOOL-MIDTJYLLAND

Diego Jota dhe Momo Salah (me penallti) ishin autorët e golave për kampionët e Anglisë. 0-3 triumfoi ekipi i Pep Guardiolës në Marsejë. Ferran Torres zhbllokoi shifrat në fraksionin e parë, ndërsa Gundogan dhe Sterling kompletuan triumfin ne “tris”.

Golat e MARSEILLE-MANCHESTER CITY

Real Madrid ishte afër humbjes së dytë, por djemtë e Zidane reaguan në minutat e fundit të sfidës së luajtur në Gjermani përballë M’Gladbach, takim që përfundoi në barazim 2-2. Marcus Thuram i dhuroi avantazhin e dyfishtë vendasve me golat e tij, por Benzema (87′) de Casemiro (90+3′) evituan disfatën e “Los Blancos”.

Golat dhe rastet e M’GLADBACH-REAL MADRID

Golat dhe rastet e ATALANTA-AJAX

Barazim spektakolar në Bergamo mes Atalantës dhe Ajax. Miqtë shënuan dy herë në 45 minutat e para, por Duvan Zapata realizoi dy herë pas pushimit dhe i dhuroi një pikë ekipit të tij. Berat Gjimshiti e luajti të plotë këtë përballje.

Fitore edhe për Atletico Madrid, që reagoi pas humbjes 4-0 në Mynih kundër Bayernit vendas. “Colchoneros” triumfuan 3-2 në Madrid kundër Salzburg, falë realizimeve të Llorente dhe dygolëshit të Joao Felix. Ndeshja e fundit Porto-Olympiacos përfundoi 2-0. /abcnews.al