VIDEO/ Reali i bën gjëmën Interit, bie Liverpool! Bayern fiton dhe e pëson nga një shqiptar

schedule22:54 - 25 Nëntor, 2020

schedule 22:54 - 25 Nëntor, 2020

Real Madrid e ka fituar edhe finalen e dytë kundër Interit, me rezultatin e pastër 0-2. Zikaltrit janë me një këmbë jashtë Champions League, pasi Borussia M’Galdbah fitoi edhe sot. Hazard shënoi që në fillim me penallti, ndërkohë që nuk munguan kontestimet. Vidal u ndëshkua me karton të kuq për protesta që në pjesën e parë dhe Rodrygo për Realin shënoi edhe golin e dytë, duke vulosur fitoren.

Bayern Munich  ka siguruar kualifikimin në raundin tjetër, pasi mposhti 3-1 RB Salzburg. Në listën e shënuesve nuk mungon sërish Robert Lewandowski, ndërkohë që shënoi edhe Leroy Sane. Bavarezët,kampionë të Europës në fuqi, u ndëshkuan nga një shqiptar, Mërgim Berisha. Në Spanjë Atletico Madrid ka bërë një hap fals, duke barazuar pa gola me rusët e Lokomotiva Moscoë.Fitore e rëndësishme edhe për Porton, që likuidoi 0-2 Marseille në Francë.

DUELI ATALANTA-AJAX
Italianët dhe holandezët kanë fituar sonte dhe numërojnë nga 7 pikë, duke e shtyrë ccështjen e kualifikimit në vazhdim. Edhe për Liverpool, që u mund nga Atalanta me rezultatin 0-2, me gola të Ilicic dhe Gosens, festa është shtyrë pas fitoreve në tre ndeshjet e para. Ajax ndërkohë bëri dëtyrën kundër Midtjylland, duke triumfuar me rezultatin 3-1.

CHAMPIONS LEAGUE, FAZA E GRUPEVE
Ajax-Midtjylland 3-1
Shënues:
Gravenberch 47’, Mazraoui 49’, Neres 66’ / Mabil 81’ (pen.)
Atl. Madrid-Lokomotiv Moscow 0-0
Bayern Munich-Salzburg 3-1
Shënues
: Lewandowski 42’, Wober 52’ (aut.), Sane 68’ / Berisha 73’
Inter-Real Madrid 0-2
Shënues:
Hazard 7’ (pen.), Rodrygo 59’
Liverpool-Atalanta 0-1
Shënues:
Ilicic 60’, Gosens 64’
Marseille- Porto 0-2
Shënues:
Sanusi 39’, Oliveira 72’ (pen.)