VIDEO | Reali bën detyrën, Bayern shokohet në Greqi!

schedule21:35 - 22 Tetor, 2019

schedule 21:35 - 22 Tetor, 2019

Real Madridi ka kaluar në avantazh në sfidën ndaj Galatasaray, falë një goli nga mesfushori Toni Kroos. Eden Hazard bën gjithçka mirë në krahun e majtë dhe pason në qendër, aty ku Kroos vjen me shpejtësi dhe gjuan me të djathtën, duke mposhtur gardianin Muslera. Galatasaray rezistoi vetëm 18 minuta ndaj “Los Blancos”.

Galatasaray – Real Madrid  0-1
Kroos 18′

Në sfidën tjetër që po luhet në Greqi mes Olympiacos dhe Bayern Munchen, kanë qenë vendasit ata që kanë shënuar të parët. El Arabi në minutën e 23-të mposht gardianin Neuer, për të kaluar në avantazh grekët. Një rezultat që pakkush e mendonte në fillim të sfidës./abcnews.al

Olympiacos – B. Munchen 1-0
El Arabi 23′