Reali dhe Fiorentina rikthehet te fitorja. Madrilenët triumfuan me rezultatin 1-4 kundër Alaves dhe gjithçka u zgjidh në pjesën e parë. Casemiro e zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 15-të, ndërkohë që më pas Benzema dhe Eden Hazard i dhanë udhë fitores.
Tre gola në pjesë të parë, më mirë nuk kishte si të shkonte për kampionët në fuqi të Spanjës. Joselu për Alaves shënoi në portën e Realit, por sigurisht ishte e vështirë që kjo sfidë të hapej. Këtë mision e bëri të pamundur Karim Benzema.
Në minutën e 70-të ai shënoi edhe golin e katërt dhe i mbylli të gjitha llogaritë. Tre pikë dhe tashmë Atletiko, që ka dy ndeshje më pak, numëron katër pikë më shumë se skuadra e Zinedine Zidane. Për t’u kthyer te Fiorentina, ekipi vjollcë mposhti 2-1 Crotonen.
Bonaventura realizoi një gol shumë të bukur fluturimthi, ndërsa Dusan Vlahovic i dyfishoi shifrat që në pjesën e parë. Crotone realizoi me Simy në fillim të fraksionit të dytë të lojës, por fatet e ndeshjes ishin vendosur dhe Fiorentina mori tre pikët dhe la pas krahëve disfatën 6-0 kundër Napolit.
NDESHJET E TJERA NË LA LIGA– Dueli i parë u luajt prej orës 14:00, teksa Huesca dhe Villareal u ndanë në barazim 0-0. Më pas ishte Sevilla që festoi, duke mposhtur 3-0 skuadrën e Cadiz. Youssef En Nesyri ishte heroi i skuadrës së tij, pasi i realizoi të tre golat.
Real Sociedad është ndalur sonte në një përballje dramatike kundër Real Betis, që u mbyll me rezultatin e barabartë 2-2. Baskët shënuan dy herë në pjesën e parë me Isak dhe Oyarzabal, kurse në fund Canales dhe Joaquin shmangën humbjen dhe befasuan skuadrën e Sociedad. /abcnews.al