VIDEO | Real Madrid revoltohet: Na u mohuan dy penallti

schedule08:49 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 08:49 - 19 Dhjetor, 2019

El Clasico nuk prodhoi gola mbrëmë, por ishte e pamundur të mos kishte të arrestuar pas ndeshjes dhe polemika për gjykimin. Janë dy episode, që pretendohen se ishin penallti në favor të Real Madrid dhe arbitrat e ndeshjes nuk i dhanë.

Klubi spanjoll madje ka dalë edhe me një komunikatë në lidhje me gjykimin, duke deklaruar se as arbitri i ndeshjes, as arbitrat në VAR nuk vendosën drejtësi në ndërhyrjen që Lenglet bëri ndaj Varane, si dhe në episodin tjetër ku i njëjti lojtar u mbajt nga Rakitic dhe u rrëzua.

Real Madrid është i bindur që kishim të bënim me penallti, që iu mohuan skuadrës së tyre. Të njëjtin mendim ka edhe gazetari Jose Luiz Sanchez, i cili ka postuar në llogarinë e tij në Tëitter dy momentet e diskutueshme.

Lenglet, mbrojtësi qendror i Barcelonës, ka thënë fjalën e tij pas ndeshjes: “Doja ta godisja topin me kokë dhe ta çoja sa më larg, ndaj edhe bëra atë lëvizje. Për fat të keq e preka këmbën e Varane. Unë nuk jam një lojtar që më pëlqen t’i godas njerëzit. Për mua nuk ishte penallti, u mundova thjesht të godas sa më fort topin”./abcnews.al

https://twitter.com/Bur01210878/status/1207409193742938119

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!