VIDEO/ Real Madrid e Napoli dominojnë grupin A, “galaktikët” dhe “blutë” bëjnë “detyrat” në transfertë

schedule22:59 - 24 Tetor, 2023

schedule 22:59 - 24 Tetor, 2023

“Galaktikët” e Real Madrid dhe “blutë” e Napoli vazhdojnë dominimin e tyre në grupin A, teksa kanë arritur të fitojnë respektivisht ndaj portugezëve të Braga dhe gjermanëve të Union Berlin, në transfertë, në përballjet e vlefshme për raundin e 3-të të fazës së grupeve të UEFA Champions League.

Këshut, në “Estadio Municipal de Braga”, golat e Rodrygo dhe Jude Bellingham, në minutat 16’ e 61’ të sfidës nxorrën totalisht të pavlefshëm golin e spanjollit, Alvaro Djalo, duke siguruar kështu një tjetër fitore, që i ngjit 14 herë fituesit e kompeticionit në “majën” e grupit A.

Në krahun tjetër, në “Olympiastadion”, “blutë” e Napoli arritën të fitonin me rezultatin minimal, 0 me 1, ndaj gjermanëve të Union Berlin, me golin e vetëm të sfidës që erdhi në minutën e 65’-të të saj, ku pas një kombini me dyshes, Kvaratskhelia-Raspadori, ky i fundit e dërgon topin në rrjetën e gjermanëve.

Falë këtyre rezultateve, Real Madrid vazhdon dominimin, duke u ngjitur tashmë në kuotën e 9 pikëve, 3 më shumë se Napoli i vendit të 2-të. Ndërkaq, në vendin e 3-të pozicionohen portugezët e Braga, ndërsa në vendin e fundit në grup mbesin gjermanët e Union Berlin. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Braga 1 – 2 Real Madrid

Goli i Rodrygo, 0-1:

Goli i Jude Bellingham, 0-2:

Goli i Alvaro Djalo, 1-2:

Union Berlin 0 – 1 Napoli