Nuk konsiderohen më kot si “Galaktikët”. “Gjigantët” spanjollë të Real Madrid e kanë treguar edhe njëherë se kur duan të dhurojnë spektakël e dhurojnë atë dhe këtë e vërtetuan më së miri në sfidën e kësaj të shtune, ndaj skuadrës së Girona, ku i mundën këta të fundit, me rezultatin e thellë, 4 me 0, në “mitikun” e “Santiago Bernabeu”.
Vinicius Junior, me një gol në minutën e 6’-të, Jude Bellingham me një dopietë në minutat 35’ e 54’, si dhe braziliani tjetër, Rodrygo me një gol, në minutën e 61’-të mjaftuan që t’i jepnin fund pretendimeve të Girona-s, për titullin e parë kampion në historinë e tyre, si dhe duke qetësuar jo pak teknikun, Carlo Ancelotti, në prag të sfidës ndaj RB Leipzig, në Champions League.
Falë këtij rezultati, “Galaktikët” e Real Madrid vazhdojnë me ritëm të shpejtë shkëputjen nga Girona e vendit të dytë, teksa tashmë është plot 61 pikë, e thënë ndryshe, 5 pikë larg tyre dhe vazhdon marshimin drejt titullit, të 36-të kampion. Ndërkaq, siç theksuam pak rreshta më lart, Girona mbetet në vendin e 2-të të tabelës, me 56 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: