Reagon Real Madrid pas golit të Sterling. Ekipi i Zidane gjen golin e barazimit përballë Manchester City në minutën e 28-të.
Karim Benzema është autori, rezultat që rikthen kampionët e Spanjës në lojë për kualifikimin në çerekfinalet e Champions.
Benzema with a beautiful headed goal. #HalaMadrid
Follow @FTTV10
pic.twitter.com/DPUdwMTtd9— Football World (@FTTV10) August 7, 2020
Rodrygo lëvizi bukur në krahun e djathtë, dhuroi një kros në zonën kundërshtare dhe sulmuesi francez fitoi duelin në ajër me mbrojtjen e Cityt, duke mposhtur Ederson me kokë.
Sfida e parë është fituar 1-2 nga Manchester City dhe një tjetër gol i ekipit të Zinedine Zidane e dërgon këtë ndeshje në shtesa. /abcnews.al

