Atletico Madrid la pas krahëve humbjen kundër Bayer Leverkusen në mesjavë dhe u rikthye te fitorja në kampionat. Ekipi i Diego Simeones përmbysi disavatazhin kundër Espanyol dhe u ngjit në vend të tretë në renditjen e La Ligas.
Sergi Dardar shënoi një gol të bukur në minutën e 38-të, por vendasit barazuan në pjesën e parë. Alvaro Morata dhuroi një asist për Angel Correan dhe argjentinasi riktheu baraspeshën.
“Colchoneros” e nisën në sulm pjesën e dytë dhe kaluan në avantazh me anë të Moratës. Goli i pestë në kampionat për sulmuesin spanjoll, ndërsa në minutat shtesë Koke vulosi fitoren e Atleticos, që renditet e treta me 24 pikë, një më pak se Barcelona dhe Real Madrid, që kanë për të zhvilluar një ndeshje më shumë. /abcnews.al
Atletico Madrid – Espanyol 3-1
(Correa 45+1′, Morata 58′, Koke 90+1′ / Darder 38′)

