Dortmund nuk mund ta pranojë një humbje 0-3 dhe pjesën e dytë e ka nisur me një marsh më shumë. Vendasit kanë gjetur golin e parë shumë shpejt me anë të Jadon Sancho.
Anglezi i talentuar mori një pasim nga Hakimi dhe dërgoi topin në rrjetë në minutën e dytë të pjesës së dytë. Paderborn i Gjasulës vazhdon të kryesojë 1-3, teksa verdhezinjtë po përpiqen të gjejnë golin e radhës. /abcnews.al