Atletico Madrid nuk dorëzohet kurrë dhe ka gjetur golin e barazimit kundër Leipzig, që kishte kaluar në avantazh në minutën e 50-të me anë të Dani Olmo.
Rrjeta e spanjollit ndikoi që djemtë e Diego Simeones të hidheshin në sulm dhe baraspesha është rikthyer në minutën e 71-të.
https://streamable.com/q5ib9n
“Colchoneros” fituan një penallti. Joao Felix lëvizi bukur dhe u ndal në mënyrë të parregullt nga mbrojtje gjermane.
Talenti portugez nuk gaboi nga pika e bardhë dhe gjeti golin pas 13 minutave që ishte hedhur në fushë nga trajneri argjentinas. /abcnews.al