VIDEO/ Rast flagrant i humbur nga Leverkusen, një zviceran bën mrekullinë

schedule18:33 - 23 Maj, 2020

schedule 18:33 - 23 Maj, 2020

Leverkusen shënoi tre gola dhe u largua me tre pikë nga fusha e M’Gladbach pas fitores 1-3. “Aspirinat” janë ngjitur përkohësisht në vendin e tretë, duke parakaluar Leipzig dhe kundërshtarët e sotëm. Ndeshja ishte emocionuese, dhuroi katër gola, penallti dhe një rast flagrant të humbur.

Miqtë kishin një shans të artë në fundin e pjesës së parë. Kai Havertz, autori i dy golave në ndeshjen e sotme, goditi traversën dhe topi u rikthye te Kerem Demirbay. Ky i fundit ndodhej me portë bosh, por gjuajtja e tij u ndërpre nga Nico Elvedi.

 

Mbrojtësi zviceran kreu një ndërhyrje të mrekullueshme dhe mbajti portën e paprekur. Për fatin e tyre të mirë, lojtarët e Leverkusen shënuan edhe dy herë në pjesën e dytë, fituan ndeshjen dhe ndodhen 5 pikë larg kreut (Bayern Munchen nuk ka luajtur akoma ndeshjen e kësaj jave). /abcnews.al