Milot Rashica ka shënuar dhe golin e dytë personal në takimin mes Wolfsburg dhe Werder Bremenit. Ylli dardan shënoi fillimisht në minutën e 13-të me anë të një penalltie, duke hapur serinë e golave. Deri në minutën e 83-të, sfida mes Wolfsburg dhe Werder Bremen shkoi e barabartë 2-2.
Pikërisht në këtë minutë, Rashica shfrytëzon në mënyrën më të mirë të mundshme një kundërsulm të skuadrës së tij dhe gjen rrjetën në mënyrë të shkëlqyer, duke gjuajtur me të majtën nga një diagonale shumë e vështirë.
Ky gol, i dha dhe fitoren Werderit në këtë transfertë delikate, me Rashicën që gjeti golin e shtatë personal në Bundesligën gjermane./abcnews.al