Bremen dhe i bën presion M’Gladbach dhe Leipzig. Ndeshja u zhbllokua nga Milot Rashica në mesin e pjesës së parë. Sulmuesi dardan dhuroi spektakël, u tall me Jerome Boateng dhe mposhti Neuer me një predhë nga jashtë zone.
Diçka e tillë tërboi bavarezët, që reaguan dhe përmbysën rezultatin në pjesën e parë me golat e Coutinho dhe Lewandovsky. Vendasit nuk u ndalën në pjesën e dytë dhe shënuan edhe katër gola të tjerë, teksa braziliani dhe polaku e mbyllën ndeshjen me nga tre dhe dy gola të realizuar.
Bundesliga has no chill pic.twitter.com/QZJinrtbXj
— Bundesliga English (@Bundesliga_EN) December 14, 2019
Fitore e thellë edhe për Dortmund, që fitoi pa probleme jashtë fushe përballë Mainz. 0-4 fituan verdhezinjtë, të cilët konfirmohen në vend të tretë. Në ndeshjet e tjera festuan Koln dhe Hertha Berlin, ndërsa Paderborni i Klaus Gjasulës nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 kundër Union Berlin, me mesfushorin shqiptar autor të asistit të golit. /abcnews.al
What a goal by Milot Rashica! ?#Rashica #Bundesliga #BayernMunchen #WerderBremen pic.twitter.com/pj4R4HAGms
— Veronik Istrefaj (@veroniku7) December 14, 2019