Paderborn-Werder Bremen është një sfidë shumë e rëndësishme për mbijetesën. Klaus Gjasula e ka nisur si titullar për vendasit dhe Milot Rashica për skuadrën mike. Werder fitoi një penallti në minutën e 18-të pas një prekje me dorë në zonë nga nigeriani Collins.
Ekzekutimin e mori përsipër Milot Rashica, i cili dështoi nga pika e bardhë. Goditja e yllit dardan u prit nga portieri i Paderborn, por miqtë ia dolën të kalonin në avantazh një minutë më pas.
Holandezi Klassen shfrytëzoi një krosim nga e djathta, kërceu bukur me kokë dhe dërgoi topin në rrjetë, duke shënuar një gol shumë të rëndësishëm për Werder Bremen. /abcnews.al