Raphinha ka zbarkuar në Barcelonë, teksa lojtari do t’iu nënshtrohet edhe vizitave mjekësore dhe më pas për të nënshkruar me klubin katalanas.
Braziliani do të mbajë të veshur fanellën e bluagranave deri në vitin 2027, teksa raportohet se Barçës ky transferim i ka kushtuar plot 58 milionë euro, plus shtatë të tjera në formë bonusi.
Raphinha është parë mjaftë i lumtur në ambientet e klubit blaugrana, ku nuk mungoi edhe një mesazh për fansat.
“Unë jam Raphinha dhe jam në Barcelonë”, ishin fjalët e tij.
Kujtojmë se braziliani i ka realizuar 11 gola dhe i ka bërë 3 asistime në sezonin e fundit me Leedsin, të cilin e ndihmoi të mos binte nga Premier League.
??? pic.twitter.com/wfmVvH6uS8
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 13, 2022
“Hello, Culers! This is Raphinha and I’m in Barcelona!” pic.twitter.com/qIZUMidyn1
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 13, 2022
Raphinha knows pic.twitter.com/SFna87xdkC
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 13, 2022
/f.a/abcnews.al