Rangersi është bërë skuadra e parë që kualifikohet në raundin e 1/8-ve në UEFA Europa League, pasi ka mposhtur me rezultatin e përgjithshëm 4-2 portugezët e Bragës. Pasi e fituan sfidën e parë me përmbysje 3-2 në Skoci, të besuarit e Gerrard ia dolën të fitonin edhe në Portugali, me rezultatin 0-1.
Një gol nga Ryan Kent në pjesën e dytë, i preu gjunjët Bragës, ndërsa në fundin e pjesës së parë, Hagi humbi dhe një penallti. Sulmuesi shqiptar, Florian Kamberi, e nisi si titullar këtë takim,l duke u zëvendësuar në minutën e 77-të.
24 vjeçari kuqezi bëri një ndeshje të mirë, por e pati të vështirë të dilte para porte, pasi Braga luajti me tre qendërmbrojtës. Braga eliminohet kështu me 2 humbje në raundin e 1/16-ve, ndërsa Rangers vazhdon rrugëtimin në Europa League./abcnews.al
UEFA Europa League (1/16)
Braga – Rangers 0-1 (2-3)
Kent 61′