Kryeminsitri Rama po e kalon në Vlorë fundjavën për shkak se është duke zhvilluar takime me strukturat lokale të Partisë Socialiste duke patur në fokus zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ky është takimi i dytë i Ramës me strukturat në Vlorë dhe duket se PS ka ndezur tani motorët e fushatës.
Takimi është duke u zhvilluar në një ambiente biznesi pranë bregut të detit në Zvërnec.
Ajo që bie në sy nga takimi është distanca e vogël që të pranishmit mbajnë me njeri-tjetrin. /abcnews.al