Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur mbrëmjen e sotme sheshin festave në Lezhë për të uruar qytetarët.
I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreun, Rama është ndalur në një nga shtëpizat që gatuajnë bukë me qofte dhe nuk ka nguruar ta porosisë një të tillë.
Videon ai e ka ndarë në rrjetet sociale duke e shoqëruar me një lavdërim për shefat e kuzhinës në Lezhë. “S’ka si Lezha për shefa kuzhine”, shkruan Rama. m.v/Abcnews.al