VIDEO/ Rama pjesëmarrës në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike në Paris, pritet nga presidenti Macron

schedule19:20 - 26 Korrik, 2024

schedule 19:20 - 26 Korrik, 2024

Kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike, e cila pritet të nisë për pak minuta në Paris.

I shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama, ai u prit nga presidenti i Francës, Emanuel Macron dhe zonja e tij.

“Pritja e presidentit të Francës, Emanuel Macron, për liderët e shteteve pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike #Paris2024”, ka shkruar Rama krahas videos ku shfaqen momentet nga pritja në Paris.

Kujtojmë që për herë të parë në histori, ky spektakël mbahet jashtë një stadiumi, me një paradë në qiell të hapur të 160 varkave në Lumin e Senës. Nga këto, 94 varka do të mbajnë atletët dhe do të lundrojnë 6 kilometra nga Lindja drejt Perëndimit, në zemër të Parisit.