Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Francë, ku ka nisur vizitën e tij zyrtare.
Rama ka mbërritur në Pallatin Élysée, Paris dhe është pritur nga kreu i shtetit francez, ndërsa ka pasur një shtrëngim duarsh mes tyre.
“I ftuar nga Presidenti Macron për një drekë pune mbi marrëdhëniet bilaterale…”, shkruan Rama krahas videos së publikuar.
Nuk dihet se për çfarë temash do të diskutohet mes Presidentit francez dhe kryeministrit shqiptar, por pritet që një nga temat e prekura në diskutime të jetë edhe situata me pandeminë Covid-19. g.v/abcnews.al

