VIDEO/ Rama këndon “xhamadani vija vija” në Austri: Me shqipet në malet e Europës

schedule11:13 - 24 Gusht, 2022

schedule 11:13 - 24 Gusht, 2022

Kryeministri Edi Rama ndodhet ne Austri ku do të marrë pjesë në “European Forum Alpbach”. Në një video të publikuar në faqen e tij në Facebook, kreu i qeverisë shfaqet me të rinjtë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

“Me shqipet në malet e Europës”, shkruan kryeministri. Pas prezantimit me ta, Rama u kërkon të rinjve që të këndojnë së bashku këngën patriotike të shqiptarëve, “xhamadani vija vija”.

Forumi Evropian Alpbach (EFA) është një organizatë dhe fondacion jofitimprurës austriake me seli në Vjenë, Austri. Është më i njohur për organizimin e eventit me të njëjtin emër në fshatin Alpbach. EFA është një platformë ndërdisiplinore për shkencën, politikën, biznesin dhe kulturën me misionin e saj të cituar si “lidhja e vendimmarrësve ndërkombëtarë nga të gjithë sektorët e shoqërisë me një audiencë të interesuar dhe të rinj të përkushtuar”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!